Davor Popovski kryetar i ri i PSUCMsë
01.07.2016 10:54
Kryetari i ri i Parlamentit studentor të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi"...

Kryetari i ri i Parlamentit studentor të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" Shkup (PSUCM) me 3.851 vota të fituara është kandidati Davor Popovski, kumtoi PSUCM.
Kandidati i dytë, Stefan Vasilevski, sipas Parlamentit studentor, ka fituar 1.275 vota, ka pasur 138 vota të pavlefshme, ndërsa gjithsej kanë votuar 5.264 studentë.
Nga Parlamenti studentor të UCMsë njoftojnë se në zgjedhjen e djeshme të kryetarit të ri të PSUCMsë në të gjitha 23 fakultetet votimi ka filluar me kohë në orën 9 dhe ka përfunduar në kohën e parashikuar në orën 16:00. (mia.mk)
