Një delegacion kuvendor në sesionin 25­-vjeçar të AP të OSBE-­së

01.07.2016 11:08

Një delegacion i Kuvendit të Maqedonisë i kryesuar nga deputeti, Vlladimir Gjorçev...

Një delegacion i Kuvendit të Maqedonisë i kryesuar nga deputeti, Vlladimir Gjorçev, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE­së, prej sot deri më 5 korrik do të marrë pjesë në sesionin 25 ­ vjeçar të AP të OSBE­-së në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në sesion pritet pjesëmarrja e rreth 300 deputetëve prej 57 vendeve pjesëmarrëse dhe partnerëve për bashkëpunim të OSBE­së.

Temë kryesore e diskutimit në sesion është "25 vite të bashkëpunimit parlamentar: ndërtimi i besimit përmes dialogut", me të cilin Asambleja parlamentare e OSBE­-së do ta shënojë shekullin e katërt të ekzistimit, theksohert në kumtesën e Kuvendit.

Në kuadër të sesionit vjetor seanca do të mbajnë komisionet për çështje politike dhe siguri, për çështje ekonomike, shkencë, teknologji dhe mjedis dhe për demokraci, të drejta të njeriut dhe çështje humanitare, Komiteti i përhershëm i Asamblesë parlamentare të OSBE­-së, seancë plenare dhe ngjarje të tjera shoqëruese.

Në agjendë, siç është paralajmëruar, janë kyçur pyetje lidhur me luftën kundër korrupsionit, të drejtat e refugjatëve, krizën brenda dhe rreth Ukrainës, konfliktet afatgjate në Gjeorgji, liritë themelore në Krime, neonazizmin në Evropë, heqjen e sanksioneve kundër deputetëve, përforcimin e mekanizmave për paralajmërim të hershëm të OSBE­-së dhe të tjera. (mia.mk)