Vdes një adoleshent në një aksident që ndodhi mbrëmë në Dibër

01.07.2016 11:26

Një adoleshent ka vdekur, ndërsa dy persona lëndohen në një aksident trafiku...

Një adoleshent ka vdekur, ndërsa dy persona lëndohen në një aksident trafiku që mbrëmë rreth orës 1 e 30 min ndodhi në Dibër, afër stadiumit të qytetit, pasi që vetura e tipit “Reno Laguna” është rrotulluar.

Në aksident jetën e ka humbur 17 vjeçari R.R., përderisa sipas informacioneve jo zyrtare, rëndë është lënduar shoferi E.J. dhe një djalosh tjetër që ka qenë në veturë, E.K.

Një pjesë prej medieve shkruan se në automobil kanë qenë katër persona adoleshent, përndryshe nxënës të vitit të tretë në gjimnazin e Dibrës.

Në vendngjarje është kryer kontroll policor.