Ambasada e ShBA-ve shënoi Ditën e Pavarësisë
Në një ceremoni festive, në prani të politikanëve, intelektualëve dhe figurave të shquara të jetës publike në Maqedoni...

Në një ceremoni festive, në prani të politikanëve, intelektualëve dhe figurave të shquara të jetës publike në Maqedoni, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënoi mbrëmë 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së ShBA-ve.
Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, gjatë fjalimit të tij tradicional, mes tjerash ka shfrytëzuar rastin që t’a ftojë Maqedoninë t’a tejkalojë krizën politike, t’a respektojë të drejtën dhe institucionet demokratike dhe t’a zbatojë Marrëveshjen e Përzhinës.
Ambasadori Bejli, duke folur për marrëdhëniet dypalëshe, ka referuar për ndihmën të cilën e ofron ShBA dhe se qëllimi është që Maqedonia t’i plotësojë planet e saj për integrimet euroatlantike.
“Në KB, të bashkuar me 173 kombe, e kemi nënshkruar Marrëveshjen historike të Parisit për luftë kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa këtu në Shkup kemi punuar t’i ndihmojmë Maqedonisë të përparojë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Pjesë e ndihmës tonë ka qenë edhe ndihma për përgatitjen dhe stërvitjen e Armatës me qëllim të përafrimit me standardet e NATO-s”,- ka thënë Baily në fjalimin e tij.
Në manifestimin e mbrëmshëm në Ambasadën e ShBA-ve në Shkup ka pasur edhe një bisedë të shkurter mes dy liderëve, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.
