FMN për ekonominë globale: Brexit do të ngadalësojë rritjen
Pasiguria që ka sjellë dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian mund të ngadalësojë.....

“Pasiguria që ka sjellë dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian mund të ngadalësojë rritjen ekonomike globale në terma afatmesëm”.
Ka qenë kjo deklarata e zëdhënësit të FMN-së, Geri Rice, i cili theksoi se pasojat do të bien kryesisht mbi Mbretërinë e Bashkuar. Ai shtoi se efektet negative do të tejçohen përmes një efekti domino.
“Unë mund të them se Brexit ka krijuar një pasiguri të theksuar ndaj ne. Besojmë se kjo situatë mund të ngadalësojë rritjen ekonomike në terma afatmesëm. Nga ky efekt do të preket veçanërisht Britania, por pasoja do të ketë edhe për Europën si dhe ekonominë globale”,- ishin fjalët e zyrtarit.
Rice u pyet edhe në lidhje me procesin e daljes së Britanisë nga BE-ja, teksa u shpreh se largimi përfundimtar i shtetit ishullor nga unioni do të krijonte sërish kushte optimale për zhvillim ekonomik.
Megjithatë, ai kërkoi që negociatat të kryen pa sforcime, pasi sipas tij, një marrëveshje e nxituar mund të kërcënojë interesat e të gjithëve.
Efektet negative që mund të sjellë e ashtuquajtura çështja “Brexit” mbi ekonominë janë paralajmëruar edhe më herët nga ekspertët.
Shenjat e para u dhanë menjëherë pas referendumit, ku u vunë re rënie drastike të çmimeve në bursa. Gjithashtu monedha paund shënoi rënie të konsiderueshme përballë dollarit amerikan.
