Sulmi në Stamboll, Kulla Eiffel “vesh” ngjyrat e flamurit turk
01.07.2016 12:41
Kulla Eiffel është ndriçuar nga ngjyrat kuq e bardhë të flamurit turk, në shenjë nderimi dhe solidariteti për viktimat e sulmeve kamikaze në aeroportin e Stambollit...

Ky vendim u morr për të shprehur mbështetjet e kryeqytetit të Parisit për viktimat dhe të afërmit e tyre, si dhe ndaj popullit turk, pas sulmit në aeroport.
“Një tjetër sulm terrorist u shënua, i njëjtë me ato të regjistruara edhe më parë, që vunë në shënjestër njerëzimin nëpërmjet shkatërrimit të jetëve të pafajshme. Ky akt i përsëritur duhet të na gjejë të bashkuar dhe të sigurt në vlerat tona përballë atyre që nuk dëshmojnë asgjë të tillë”,- tha kryebashkiakja, Anne Hidalgo, duke paralajmëruar ndryshimin e ngjyrave në kullë.
