BFI: Edhe dy ndërmarrje marrin certifikatën Hallall

01.07.2016 15:00

Agjencia për Standardin Hallall ndau certifikatave për dy ndërmarrje të reja...

E para është Kompania “Kendi Dooell” nga Shkupi, një kompani që merret me përpunimin dhe shitjen e mjaltit, dhe e dyta është thertorja “Gudas Mit”, nga Prilepi.

“Këto dy kompani implementojnë këtë sistem Hallall dhe sot këtyre dy kompanive iu bëhet ndarja e certifikatave”,- deklaroi kryetari i Agjencisë për Halall Standard, Muhamer Veseli.

Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, potencoi me këtë rast edhe rëndësinë e prerjes së mishit të kurbaneve. 

“Ne bashkëpunojmë me dy thertore në lidhje me prerjen e kurbaneve në kohën e Kurban Bajramit, thertoren e Strumicës dhe të Prilepit. Shfrytëzoj rastin që të informohet dhe opinioni që ne nuk mund të pranojmë që kurbanet të dorëzohen apo prehen në një ndërmarrje që nuk posedon Hallall certifikatën dhe nuk i praktikon parimet fondamentale të sistemit juridik që quhet Sheriat”,- tha kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RM, Sulejman Rexhepi.

Implementimi i sistemit Hallall të prodhimeve ushqimore dhe në shumë fusha të tjera shërbimesh është mjaft i rëndësishëm në botën islame dhe kohëve të fundit po shtohet numri i ndërmarrjeve që aplikojnë sistemin Hallall në shërbimet e tyre.  (Gazmend Rexhepi, TVM2)