Basketboll

Philadelphia 76ers eviton turpërimin në NBA

30.03.2014 16:24

Philadelphia 76ers më në fund ndërpresin serinë nëgative të rezulatteve të NBA, teksa kishin arritur 26 humbje radhazi duke barazuar rekordin e arritur nga Cleveland Cavaliers në sezonin 2010-2011..

Philadelphia 76ers më në fund ndërpresin serinë nëgative të rezulatteve të NBA, teksa kishin arritur 26 humbje radhazi duke barazuar rekordin e arritur nga Cleveland Cavaliers në sezonin 2010-2011. Në këtë mënyre 76 ers evitojnë një rekordin më qesharak në të gjithë historinë e Nba.
 
Në suksesin e Philadelfias rezultuan vendimtare 21 pikë për kokë të realuzuara nga Young dhe Carter-Ëilliams, si dhe 16 pikët dhe 7 ribaundet e Sims, ndërsa për Detroit kjo ishtye humbja e tretë radhazi pavarësisht 20 pikëve dhe 10 ribaundeve të realizuara nga Monroe. Pistons nuk i vlejtën as 17 pikët e shënuara nga Stuckey i ardhur nga pankina. Donimimi i 76 ers, ra në sy që në periodën e parë që u mbyll me rezultatin 33 – 23.
 
Në fund të periodës së dytë diferenca u thellua edhe më tej, duke shkuar në 19 pikë. Rënia e lirë e Pistons nuk u ndal as në periodën e katërt, ku diferenca shkoi deri në 30 pikë. Kaq mjaftoi që në perioën e katërt 76 ers të lëshonin terren për ta mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 123 – 98. Sacramento – Dallas 100-103, Atlanta -Washnington 97 – 101,  Los Angeles Clipers 0 Houston 118 – 107, New Orleans – San Antonio 80-96, Miami – Milwoekee 88-67.