Argjentinë, u përpoq të vidhte fëmijën, banorët sulmojnë cirkun

01.07.2016 15:30

Në Ituzaingo, në Buenos Ajres në Argjentinë, erdhi deri tek përleshjet e ashpra mes policëve dhe banorëve lokalë.

Shkas për përleshjet u bënë akuzat e banorëve se cirku që është vendosur prej tre javësh në këtë qytet ishte përpjekur të rrëmbente dy fëmijë të zonës. Vetëm një ditë më pas, një anëtar i cirkut është përpjekur të rrëmbejë një fëmijë.

Rastin e ka parë një fqinjë që ka alarmuar të ëmën e vajzës dhe kjo mjaftoi që i gjithë qyteti të mblidhet për të kapur anëtarët e cirkut.

Policia ka ndërhyrë për të shpëtuar cirkun, madje edhe duke përdorur bomba tymi e gaz lotsjellës ndaj banorëve të tërbuar.

Banorët thonë se policia duhet të jetë në shërbim të tyre e jo të kidnapuesve të fëmijëve. Por, policia thotë se nuk mund të hetojë një rast për të cilin nuk ka pasur asnjë njoftim. Hetimet kanë nisur pas përleshjeve.