Maqedoni

Plenumi Studentor: UKM të mos heshtë për dhunën ndaj studentëve

01.07.2016 16:25

Pas zhvillimeve të fundit gjatë zgjedhjeve për Plenumin Studentor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”...

Pas zhvillimeve të fundit gjatë zgjedhjeve për Plenumin Studentor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ku pati edhe intervenim policor, përfaqësues të Plenumit kërkojnë nga Rektorati që të reagojë ndaj rrahjes së studentëve, të dënojnë këtë dhunë dhe të përjashtojnë nga organet e menaxhimit të UKM-së të gjithë përfaqësuesit e Parlamentit Studentor.
 
“Ne kërkojmë që Universiteti të mos e pranojë këtë rezultat të turpshëm dhe të falsifikuar të zgjedhjeve studentore dhe të qëndrojë në anën e studentëve. Siguria e studentëve dje dhe brenda kampusit dhe këtu me praninë e EBR-së si dhe sulmi i tyre mbi ne, është kulmi i sjelljeve të dhunshme dhe Universiteti nuk duhet ta heshtë këtë”,- deklaroi përfaqësuesja e Plenumit Studentor, Ivana Tufegxhiq.
 
Plenumi kërkon që UKM-ja të mos i pranojë zgjedhjet si dhe që Ministria e Brendshme të nis hetime për ngjarjet e mbrëmshme, kur njësitet e shpërndarjes së shpejtë u vendosën para zyrave të Parlamentit Studentor të UKM-së dhe sulmuan anëtarët e Plenumit.
 
Ata paralajmërojnë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do ta pengojnë punën e Parlamentit Studentor. 
 
SANIJE DURAKU