Maqedoni
Bashkëpunimi ndëruniversitar, marrëveshje e re mes Tiranës dhe Tetovës
01.07.2016 16:49
Rikonfirmohen bashkëpunimi mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Tiranës...

Rektorët e dy universiteteve nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila do t’u mundësojë studentëve dhe profesorëve të shkëmbejnë përvojat e tyre.
“Me shumë kënaqësi sapo nënshkruam me rektorin e Universiteti, prof. Vullnetin, një marrëveshje të re bashkëpunimi me një afat të caktuar për t’u forcuar bashkëpunimi midis mobilitetit të stafit akademik të të gjitha niveleve akademike të ciklit të parë, dytë dhe tretë, mobilitetin e studentëve kryesisht të ciklit të dytë dhe të tretë, hodhëm idenë për ngritjen e programeve të përbashkëta të ciklit tretë të doktoraturave për mbështetje të kualitativit të stafit akademik dhe për pjesëmarrje në projekte të ndryshme kombëtare, bilaterale dhe ndërkombëtare”,- deklaroi rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
“Universitetet tona në të ardhmen do të realizojnë shumë projekte të përbashkëta, duke filluar nga mobiliteti i studentëve, mobiliteti i pedagogëve, realizimi dhe përkushtimi në projekte të përbashkëta në hulumtime shkencore”,- tha rektori i UT-së, Vullnet Ameti.
Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Tiranës tani një kohë të gjatë kanë bashkëpunim mes tyre, i cili deri më tani ka treguar sukses.
Rektorët e dy universiteteve e quajtën këtë bashkëpunim si një urë lidhëse mes Tetovës dhe Tiranës.
VISAR SADIKI
