Maqedoni
BE shkurton fondet IPA, Dimitriev: Punojmë për reformat prioritare
01.07.2016 17:01
Edhe pse zyrtarisht Brukseli zyrtar nuk është prononcuar asnjëherë se cilat do të ishin sanksionet e mundshme për Maqedoninë, duket se sanksionet kanë filluar...

Komisioni Europian ka vendosur të pezullojë 27,1 milionë euro nga fondet IPA për Maqedoninë dhe për këtë ka njoftuar Shkupin zyrtar një javë më parë.
Askush në qeveri nuk dëshiron të flasë për shumën e shkurtuar nga fondet IPA, vetëm pranojnë se kanë marrë njoftimin nga KE.
As kryeministri Dimitriev nuk deshi të komentojë vendimin e KE-së. Ai tha se ekzekutivi punon me përkushtim në realizimin e planit aksional për zbatimin e reformave prioritare.
“Shumë vendime ligjore janë harmonizuar me të gjitha institucionet. Në seancën e fundit do të shqyrtojmë dy vendime ligjore, të cilat janë pothuajse në fund të procedurës qeveritare. Ata janë Ligji për Avokatin e Popullit dhe Ligji për reklamim qeveritar”,- deklaroi kryeministri, Emil Dimitriev.
Shkurtimi i parave nga fondet IPA do të prekë edhe korridorin 8 dhe media të ndryshme po njoftojnë se shkurtesa në këto fonde mund të përsëritet edhe me 50 milionë euro të tjera.
BESIM ABDULLAI
