Maqedoni

Popovski u prezentua në Prilep

30.03.2014 17:46

Duhet nje energji pozitive te sjellim ne skenen politike te Maqedonis, gjithashtu te meremi me te ardhmen ndersa ne i kushtojme vemendje te kaluares...

Duhet  nje energji pozitive te sjellim ne skenen politike te Maqedonis, gjithashtu te meremi me te ardhmen ndersa ne i kushtojme vemendje te kaluares eshte shprehuar para te pranishmeve ne qytetin e Prilepit kandidati per president nga rradhet e paratise se Opsioni qytetar për Maqedoninë Zoran Popovski.
 
Sipas tij duhet te regullohet ceshtja ekonomike , politike si dhe te perparojme ne procesin arsimor. Kandidati presdiencial Zoran Popovski garantoi para simpatizantëve të  Prilepit  se kabinetin presidencial do të  ofrojë  kushte për krijimin e prioriteteve kyqe nacionale.
 
“Ne kabinetin e presidentit te kete perfaqesues nga te gjithe partit politike dhe te gjithe se bashku te krijojme nje zgjidhje per Maqedonine . Mjfate u morem me te kaluaren ajo eshte per histori duam qe te shikojme per ardhmerine. eshe shume me rendesi te krijojme tolerance dhe barazi  nderetnike, te respektohemi me njeri tjterin. Duhet qe dikush te sjell nje energji poztive ne skenen politike ne Maqedoni. Nuk ka probleme te pa zgjedhura ne Ballakan duhet te bashkepunojme.Vendi jone duhet sa me shpejte te hyne ne Bashkimin evropian dhe NATO”, shprehet Zoran Popovski, kandidti per president i OQM-se.
 
Stevce Jakimovski, kryetar i Opsionit qytetar për Maqedoninë, tha përpara simpatizantëve se ai nuk kërkon ndarje të qytetarëve në kategori, por bashkim të tyre.Ai gjithashtu thekesoi se kjo parti deshiron te krijon unitet per te gjithe qytetaret ne Maqedoni sepse Maqedonet, shqiptaret turqit vllhet serbet romet vuajne nga te njejtat probleme te cilet duhet te zgjedhen sa me shpejte.
 
Lideri i kesaj partie Stevçe Jakimovski tha se duam decentralizimin e qeveris duam qe te gjithe qytetaret ne Maqedoni te jetojne ashtu si duhet. (Rejhane Bushi - Metaj, TVM2)