Maqedoni

Delegacioni nga qyteti i Bursës viziton Komunën e Çairit

01.07.2016 17:48

Një delegacion nga qyteti i Bursës ka vizituar Komunën e Çairit...

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe kryetari i Bursës, Rexhep Altepe, theksojnë bashkëpunimin e shkëlqyer në shumë fusha nëpërmjet të cilit është krijuar një urë lidhëse midis qytetarëve të Çairit dhe të Bursës. Nga qyteti i Burës, Komuna e Çairit ka pranuar një kamion ekologjik për të pastruar rrugët. 
 
“Brenda kësaj periudhe kemi pasur donacione të shumta, edhe sot jemi dëshmitarë të një donacioni ekologjik që kontribuon për një Çair më të pastër, është një donacion nga qyteti i Bursës. Më vonë do të provojmë projektin e Ligjit Pashës, një qendër kulturore historike që ka kushtuar afër 1 milionë euro dhe prej sot do të jetë në funksion të Çarshisë së Vjetër dhe Çarshinë e bën shumë më atraktive”,- deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
 
“Ne si Bursë apo si Turqi gjithmonë jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Komunës së Çairit, qytetarëve të këtij vendi, për të pasur zhvillim ekonomik dhe kulturor. Ne si Komunë e Bursës në bashkëpunim me Komunën e Çairit kemi për qëllim që Çarshinë e vjetër ta ringjallim në të gjitha fushat”,- tha kryetari i Bursës, Rexhep Altepe.
 
Gjatë ditës së sotme ai vizitoi xhamin e Jigit Pashës, si dhe xhaminë Arasta. Nga qyteti i Bursës gjithashtu shtrohet iftar tek xhamia e Murat Pashës. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ