Maqedoni

PThP: Masa kujdesi për 13 të punësuar në Kadastër

01.07.2016 18:12

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit propozoi masa përkujdesjeje për 13 persona nga Shkupi...

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit propozoi masa përkujdesjeje për 13 persona nga Shkupi, të punësuar në Agjencinë për Kadastër të patundshmërisë për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" sipas nenit 353 nga Kodi Penal.
 
Të denoncuarit, siç informojnë nga Prokuroria, prej vitit 2013 dhe deri më 16 mars të këtij viti si nëpunës në Kadastër- referentë për punë në sportele dhe në arkiv, kanë shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe autorizimin dhe kanë përfituar për vete prona jashtëligjore.
 
“Gjatë pagesës së kompensimeve përmes POS terminaleve të vendosura në sportelet e Agjencisë, kur qytetarët nuk kanë pasur kartela pagesore ose fletëpagesa, të punësuarit ua kanë ofruar kartelat e tyre pagesore për të cilat kanë kërkuar të u jepet kompensim në para të gatshme. Pas marrjes së kompensimit, pagesën e transaksionit dhe dhënien e shërbimit të punësuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin, me çka kanë kryer anulim të pagesës veç më të kryer, përkatësisht me këtë procedurë mjetet në para nuk kanë shkuar në llogarinë e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive”,- deklaroi drejtori i Kadastrës, Sllavçe Tërpevski.
 
Sektori për kontrolle pranë Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive zbatoi procedura adekuate disiplinore kundër të punësuarve të involvuar në parregullsitë e konfirmuara gjatë kontrollit të repartit për punën në sportele në Qendrën për Kadastër të Patundshmërive në Shkup.
 
Nga Prokuroria theksojnë se duke e marrë parasysh faktin se për zhvillimin e papenguar të procedurës penale nevojitet të sigurohet prania e të denoncuarve, Prokuroria kompetente Publike në procedurë paraprake ka dorëzuar propozimin për përcaktimin e masave për përkujdesje, përfshi moslargimin nga vendbanimi dhe marrjen e pasaportave.
 
GYLTENE SINANI