Botë
E ardhmja e BE-së, një tjetër shtet kërkon referendum
01.07.2016 18:26
Pas Britanisë së Madhe, është Republika çeke ajo që kërkon të mbajë një referendum për të qenë anëtare e Bashkimit Europian dhe e NATO-s...

Thirrjen e bëri presidenti çek, Milos Zeman, i njohur për deklaratat e tij të forta, por gjithsesi ai tha se vendi i tij ishte për qëndrimin si në BE ashtu edhe në NATO.
Megjithatë, presidenti nuk ka fuqi për të thirrur referendum në këtë shtet, pasi për këtë duhet të bëhen ndryshime kushtetuese.
Zaman është një lider me ndikim në vend dhe ka shumë mbështetës skeptikë në lidhje me BE-në.
Çekia u bë anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2004.
