Maqedoni

Pendarovski u prezentua në Veles

30.03.2014 17:52

Për herë të parë pas pavarësimit të Maqedonisë, në këtë vend ka të burgosur politik dhe gazetarë të gjykuar pa nevojë...

Për herë të parë pas pavarësimit të Maqedonisë, në këtë vend ka të burgosur politik dhe gazetarë të gjykuar pa nevojë. Unë jam i gatshëm të dal në duel me kandidatët e tjerë për president por si duket shefi Ivanovit këtë nuk ia lejon, kështu u shpreh  kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski në  qytetitn e Velesit.
 
Në këtë moment vendi jonë është i sulmuar nga të gjitha anët, ka presion të madh dhe kontrollohet cdo cep, por unë do të mundohem që si president i shtetit të ndikoj dhe këtë gjë ta ndryshoj” tha mes tjerash Pendarovski. Ai kërkoi mbështetjen e tyre për të ngadhënjyer ndaj Popovskit, Halimit dhe me tallje e quajti Gjorge Ivanovin, Zhak Shirak për shkak të gafit të këtij të fundit të bërë në një shou televiziv.
 
“Per mua nuk ka situate te veshtire pas mareveshjes se Oherit. Mareveshja e Oherit eshte sjell dhe eshte pjese e kushtetutes se Maqedonis dhe perderisa te gjithe ne se bashku nuk vendosim qe ta ndryshojme, ateher kjo mareveshje ende vazhdone. Mendimi ime eshte se Mareveshja e Oherit ka qene mnundesia dhe pergjigjja me e mire ne situaten e atehershme te vitit 2001 ata te cilet e kane bere kane menduar shume vite me pare aktore te vendit dhe te huaj. Kur qeveria do ti heq duart nga sektori privat dhe kur gjyqësori të bëhet i pavarur atëherë dhe të rinjtë nuk do ta lëshojnë Maqedoninë”, shprehet Stevo Pendarovski, kandidat presidencial i LSDM-se.
 
Njëkohësisht, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha  se në zgjedhjet e dyfishta do ketë fitore të dyfishtë-Zaev do jetë kryeministri i ardhshëm, ndërsa Stevo Pendarovski presidenti i ri.Pendarovski është njeriu më i popullarizuar në Maqedoni në dy javët e fundit. Maqedonia e pret presidentin e saj, e prêt Pendarovskin, ka theksuar Zaev duke shtuar se presidenti aktual nuk i ka mbrojtur interesat e qytetarëve, por të liderit të tij partiak, Nikolla Gruevski.
 
Gjithashtu Lideri i LSDM-se  Zoran Zaev ka thekesoa se Kandidati per presiden Stevo Pendarovski  eshte vetem neper fushata sepse ai nuk ka nevoj per nje mentor. Ndersa nenkryetarja e kesaj partie Radmilla Sheqerinska shtoji se kandidti per presiden Stevo Pendarovski eshte nje njeri me vlere dhe diqka e re qe po i jepet maqedonis.
 
Shume njerez habitem pse ky njeri neper fushata po shkone i vetem dhe pse edhe  10 njerez nuk marin pjese ne emrin e tije, sepse ne jemi te vetedishem por edhe qytetaret jane te vetedishem se eshte njeriu i vertet per president te vertet nuk duhet 10 njerez te flasin ne vend te atij. (Rejhane Bushi - Metaj, TVM2)