Maqedoni

MPB, kapen 73 migrant ilegal

02.07.2016 15:41

Një banor i Velesit kapet nga policia derisa transportonte 73 migrantë illegal...

Siç njofton MPB rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm nga ana e policisë nga stacioni policor "Belanovce", në rrugën lokale mes fshatrave Reçicë- Vaksincë gjatë kontrollit të automjetit "Volvo" me targa të Shkupit, i drejtuar nga personi me iniciale M.D nga Velesi, janë gjetur 73 migrantë.

Shtetasit e huaj janë nga Afgansitani, Siria, Pakistani dhe Bangladeshi, ndërsa M.D. i ka transportuar për një shumë të caktuar të parave.

Shoferi i automjetit është arrestuar.