Maqedoni
Departament special gjyqësor, Maksuti: i domosdoshëm për arritjen e drejtësisë
02.07.2016 16:06
Formimi i departamentit special në gjykatën themelore Shkupi 1 është i domosdosëhm, vlerëson eksperti juridik Mersim Maksuti...

Formimi i departamentit special në gjykatën themelore Shkupi 1 është i domosdosëhm, vlerëson eksperti juridik Mersim Maksuti me qëllim që proceset e inicuara nga prokuroria speciale të zbardhen në mënyrën sa më të drejtë. Në të kundërtën sipas Maksutit puna e prokurorisë speciale do të mbetet e bllokuar.
“Duke u nisur nga ajo se tashmë institucionet janë të kapluara nga influenca politike dhe praktikës së deritashme të funksionimit të prokurorisë speciale, në gjitha rastet kanë pasur vështirësi, obstruksion dhe padëgjueshmëri dhe jobashkëpunim i gjykatave me prokurorinë speciale. Të gjitha të çojnë në atë se tashmë departamenti special është zgjidhja e vetme dhe e patjetërsueshme për formimin e tij sa më të shpejtë, e cila do të shpie në drejtësinë që të gjitha rastet të cilat tashmë i ka inicuar gjykata speciale do të përfundojnë hnë mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe vendimet do të jenë objektive”, shprehet eksperti juridik Mersim Maksuti.
Sipas Maksutit përpos formimit të departamentit special do të duhet në të njëjtën kohë të mendohet edhe për numrin e gjykatësve dhe të përcaktohen kriteret se si ata do të përzgjidhen. Njohësi i çështjeve juridike Mersim Maksuti propozon që kjo të bëhej ngjashëm sikurse u pëzgjodh eikipi i Katica Janevës.
“Tashmë sipas praktikës me të cilën u formua prokuroria speciale, do të duhet të kërkohet që në të njëjtën mënyrë, në të nëjtin princip edhe ky departament pranë gjykatës të formohet nga gjykatës special, të cilët do të zgjidhen nga këshilli gjyqësor I RM-së, krejtësisht njësoj sipas principit sipas të cilit u zgjodh ekipi i prokurorisë speciale”, shprehet eksperti juridik Mersim Maksuti.
Konsiderohet se formimi i departamentit special nuk has në pengesa ligjore në sisitemin juridik të vendit. Praktika të ngjashme janë vërejtur në shumë vende të botës. Në opinion filetet se kjo çështje mund të jetë edhe temë e negociatave midis partive politike.
MERAL ISMAILI
