Maqedoni

Kërcënimet terroriste, ekspertët: Nuk rrezikohemi, por duhet kujdes

02.07.2016 16:26

Sulmet e shpeshta terroiste në Turqi por edhe në vende të tjera të Europës, shkaktojnë frikë edhe në vendet ballkanike, përfshirë edhe Maqedoninë...

Këto akte terroriste shtojnë nevojën për vlerësime më të shpeshta  nga ana  e organeve kompetente,  për të matur  mundësinë  eventuale të sulmeve terroriste, vlerëson eksperti i sigurisë, Tome Batkovski.
 
“Duhet  të ndërmerren dhe realizohen vlerësime bazike për siguri të cilat do të tregonin se sa është i lartë rrezikut dhe kush është bartës i kërcënimeve në drejtim të mundësi të sulmeve terrorite në Ballkan përfshirë edhe Maqedoninë. Rreziku ekziston por forcat tona të sigurisë, ushtarake dhe civile përfshirë edhe komponentën e zbulimit duhet të bëjnë analizë serioze dhe azhurim të vlerësimeve të nivelit sigurisë. Nga ana tjetër duhet bashkëpunim kualitativ dhe i ngushtë me partnerët rajonal e me gjere të trupave për zbulim, me çka do të merrnin informata për mundësi të akteve terroriste”, shprehet profesori universitar Tome Batkovski.
 
Sistemi i sugurisë duhet gjithmonë të shkojë përpara në drejtim të sofistikimit të zbulimit të informacione të rrezikshme për vendin dhe të ndjek të gjitha indikatorët që mund të tregojnë mundësi për terrorizëm, me qëllim që të parandalohen terroret, thekson Batkovski.
 
“Forcat e sigurisë, ushtarake dhe civili duhet ti përkryejnë metodat në luftë kundër grupeve dhe organizatave terroriste, sepse  me vetë  ndnyshimin e metodave të grupeve terroriste, duhet edhe forcat e sigurisë të  ndryshojnë mënyrat dhe metodat e mbrojtjes, sepse jetojmë në një kohë kur ndryshimet janë të shpejta, dmth, nevojitet një përgjegjësi më e madhe nga forcat e sigurisë”, shprehet profesori universitar Tome Batkovski.
 
Maqedonia deri më sot nuk është përfshirë nga ndonjë lloj terroizmi siç ka ndodhur në Turqi dhe në vendet tjera perëndimore, por shpesh është përballur me fenomenin e ikjes së qytetarëve të vet, në krah me frontet e të ashtuquajtur, grupe terrosite.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU