Maqedoni

Ivanov, iftar për delegacionin e BFI-së

02.07.2016 16:53

Maqedonia po kalon nëpër një krizë të thellë politike, ndërsa kontinenti ynë po kalon krizën e idesë evropjane...

Poashtu në evropë po zgjerohet islamofobia, por në Maqedoni kemi përvojë gjasht sekullore dhe bashkëjetesë me islamin.
 
Kështu deklaroi presidenti Gjorge Ivanov në iftarin e shtruar në rezidencën presidenciale në Vilën Vodno, për delegacionin e BFI-së të udhëhequr nga kryetari I BFI-së Sulejman Rexhepi.
 
“Nëpër Evropë për fat të keq po përhapet islamofobia. Por ne Në Maqedoni kemi përvojë gjashtë shekullore në bashkëjetesë me Islamin. Ashtu si ne në Maqedoni dim të jetojmë me dallimet tona të thella etnike dhe fetare, ashtu duhet të mësohemi të jetojmë me dallimet tona politike. Besoj se këtë leksion politik duhet të ua bartim edhe poolitikanëve tjerë, sepse vetëm kështu do ta thellojmë respektin mes qytetarëve të Maqedonisë”, shprehet presidenti i RM-së Gjorgje Ivanov. 
 
Iftarit i parapriu edhe thirrja e ezanit në vilën e presidentit. 
 
GYLTENE SINANI