Maqedoni
Vdekja e Almirit, reagime të shumta me keqardhje dhe ngushllime
02.07.2016 17:02
Kanë qenë të shujmta reagimet nga politikan e qytetarë pas njoftimit për vdekjen e voglushit Almir Aliut nga Kumanova...

Rrjetet sociale janë mbushur me postimin e fotografisë së Almirit me mbishkrimin Un jam Almiri 4 vjeçar.
Një fotogrami me këtë mbishkrim ka postuar edhe deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi duke shprehur dhembje për vdekjen e voglushit nga Kumanova. Derisda Bujar Osmani nga BDI ka kërkuar denim maksimal për vrasësit.
“Dënim maksimal për vrasësit. Kujdes në gjykimin e rastit në baza etnike e fetare se nuk është e drejtë. Turp për ata që tentojnë te përtojnë politikisht nga kjo tragjedi e rëndë. Të prehet i qetë!”, shkruan zëdhënësi I BDI-së Bujar Osmani.
Zëdhënësi I LR-PDSH ka shprehur indinjatë të thellë për vdekjen tragjike të Almirit duke kërkuar që dorasi të nxirret para drejtësisë dhe ti shqiptohet dënimi i merituar.
“LR-PDSH reagon ashpër kundër këtij veprimi vandal dhe i bëjmë thirrje organeve shtetërorë që dorasin ta nxjerrë para përgjegjësisë ligjore, por duke mos amnistuar pjesën tjetër të grupit të cilët ishin bashkë-pjesëmarrës në krim”, shprehet zëdhënës i LR PDSH, Elmir Sejfullai.
Reagime edhe nga Besa , Uniteti dhe RDK. Edhe Asociacionit për Afirmimin e Gruas reagon pas vdekjes së Almirit 4 vjeçar, duke theksuar se të privosh nga jeta një filiz I cili sapo ka marrë hovin e jetës konsiston me shkelje të një të drejte elementare themelore, e drejta për jetë, për më tepër për një zënke banale.
“Të shqetësuar ngase jemi dëshmitarë të rritjes gjithnjë e më të madhe të dukurisë së vrasjes në shoqërinë tonë,sepse fëmijët që rriten në ambiente ku ushtrohet dhunë/vrasje ka të ngjarë që në të ardhmen të kthehen në dhunues/vrastar sepse ata bëhen të pandjeshëm dhe e shohin dhunën si një gjë normale, andaj Asociacionit për Afirmimin e Gruas, bën thirrje deri te organet kompetente që në kohë sa më të shkurtë të dënohet “vrasësi” për veprën e vrasjes me paramendim me mekanizmat më rigoroze institucionale e juridike”, thuhet në reagim.
GYLTENE SINANI
