Maqedoni

Tetovë, Arifi pret kryetarin e Bursës Altepe

02.07.2016 17:14

Komuna e Tetovës dhe ajo e Bursës në Turqi shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit në sferën e pushtetit local...

Komuna e Tetovës dhe ajo e Bursës në Turqi shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit në sferën e pushtetit local, si në  ekonomi, arsim dhe kulturë.
 
Në këto tema kanë bashkëbiseduar në takimin e sotë Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i komunës së Bursës Rexhep Altepe.
 
“Shfrytëzuam rastin që të flasim për miqësinë tonë dhe bashkëpunimin tonë dy palësh dhe të falënderojmë komunën e Bursës për përkrahjen që dha në rregullimin e Mihrabit, domethënë, gardhit afër parkut tek xhamia e Larme dhe njëkohësisht edhe tek ura, që ka marrë një pamje estetike, për të cilën posaçërisht dëshirojmë që të falenderohemi dhe të themi që jemi të gatshëm dhe kemi dëshirë për bashkëpunim të mëtejshëm”, shprehet Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës.
 
“Për ne është me rëndësi bashkëpunimi me të gjitha shtetet dh emit që ne i kemi por shumë me rëndësi është miqësia dhe bashkëpunimi të jenë edhe me Maqedoninë shkaku se këtu i kemi miqt tanë i kemi familjarët tanë dhe dëshirojmë që ky shtet të vazhdojë me prosperimin e tij në tërësi dhe kështu të ketë zhvillim dhe prosperitet në të ardhmen. Në këtë vrojtim, theksova bashkëpunimin ekonomik zhvillimi ekonomik mirëqenia e popullatës dhe në këtë drejtim të punohet edhe në projekte të përbashkëta në të arhdmen”, shprehet Rexhep Altepe kryetari i komunës së Bursës, Turqi.
 
Ndër temat më të rëndësishme që janë biseduar në këtë takim, kanë qenë edhe ata të thithjes së investimeve të huaja dhe rritjes së qarkullimit vjetor, sipas sistemit të komunës së Busës.
 
Drejtuesi i komunës së Bursës së Turqisë, madje ka bërë thirrje edhe tek komunat tjera në Maqedoni që të ndjekin modelin e tyre.
 
VISAR SADIKI