Maqedoni
Kriza dhe sanksionet, Selmani: Masa më energjike kundër zyrtarëve
02.07.2016 18:17
Profesori universitar Bashkim Selmani thotë se faktori ndërkombëtar duhet të aplikojë masa më energjike kundër zyrtarëve...

Profesori universitar Bashkim Selmani thotë se faktori ndërkombëtar duhet të aplikojë masa më energjike kundër zyrtarëve, në harmoni me të drejtën penale ndërkombëtare, dhe jo sanksione ndaj shtetit dhe qytetarëve gjë që mund të thellojë krizën edhe më shumë. Sipas tij vizitat e paralajëmruara të emisarit gjerman Jahanes Hajndëll dhe vizita e mundhsme e Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Viktoria Nuland, do të jenë më shumë retorikë funksionale në interes të diplomacisë sesa zgjidhje e krizës politike.
“Vetë qytetarët janë të irituar nga politikanët e Maqedonisë poashtu edhe nga toleranca e BE-së. Vizita do të jetë më tepër një retorikë që do të jetë funksionale në interes të diplomacisë sesa realisht do të zgjidh problemin për arsye se politikanët e Maqedonisë, pa marrë parasysh taborin, kanë qëndrime diametralisht të kundërta dhe të egra, dhe nuk ndalen në sensin shkencor që thotë se toleranca dhe bashkëpunimi do ta shpëtojë njerëzimin. Këta nuk e njohin këtë sens prandaj pritet të ketë akoma më shumë vështirësi sesa zgjidhje reale në interes të qytetarëve”, shprehet profesori universitar Bashkim Selmani.
Sipas Selmanit, diplomacia publike dhe sanksionet ndoshta kanë për qëllim që t’i japin mesazh opinionit se këta politikanë nuk kanë kapacitet të zgjidhin krizën dhe duan ta zgjojnë opinionin nga letargjia, por sipas tij kjo është qasje e gabuar pasi opinion në Maqedoni është peng i politikës.
“Besoj që javën e ardhëshme, vizitorët që do të vijnë nga jashtë dhe përfaqësuesit diplomatikë, do t’ua tregojnë pikat kyçe, që në rast se nuk do të veprojnë t’i zgjedhin, ky do të jetë moment i fundit për këta politikanë dhe realisht do ta zhysin Maqedoninë në një krizë akoma më të thellë ekonomike pasi çdo sanksion që do të vijë në drejtim të mos lëvizjes së lirë apo aspekteve ekonomike do të vështirësohet përsëri buxheti i shtetit dhe qytetarëve sesa vetë këta politikanë”, shprehet profesori universitar Bashkim Selmani.
Pas një viti e gjysëm angazhim të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e krizës politike, KE morri vendim për t’i shkurtuar Maqedonisë fondet IPA , mbi 27 milionë euro. Ngecja në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave prioritare emergjente mund të detyrojë BE-në që të aktivizojë edhe mekanizma të tjera të sanksionuese.
SHPËTIM NUREDINI
