Maqedoni
Kumanova në dhembje dhe zi, ndërroi jetë voglushi Almir Aliu
02.07.2016 18:34
Pasditën e sotshme, është mbajtur cermonia e varrimit të Almir Aliut 4 vjeçar, i cili mbrëmë ndërroi jetë në Qendrën Klinike në Shkup...

Në varrimin e voglushit katër vjeçar, Almirit morën pjesë mijëra qytetarë të Kumanovës dhe jo vetëm, pasi kishin arrdhur edhe nga qytetet tjera nga Struga, Tetova, Shkup e qytete tjera për tia dhënë lamtumirën e fundit Almir Aliut. Ceremeonia e varrimit u bë me nderime të larta fetare.
Të përkujtojmë Almir Aliu, nuk mundi tu mbijetojë plagëve të shkaktuara nga akti barbar i Boban. I, i cili pas një zënke banale me babain e Almirit, Sedat Aliun, në ambientet e shtëpisë së shëndetit, ai del nga objekti dhe me maqinën e tij Mercedes me shpejtësi të madhe shtyp për muri familjen treanëtare me çrast më së keqi e pësoi pikërisht tashmë i ndjeri Almir Aliu.
Në fjalimin para pjesmarrësve në varrim, imami i Xhamisë së Lagjes së trimave, Eljasa Mahmuti, ftoi familjen Aliu për mençuri e durim, kurse siç tha ai dorasit Allahu tia jep dënimin e merituar.
Ndryshe Boban I. Tashmë i është shqiptuar masa e arrestit 30 ditor, kurse Prokuroria themelore publike atë e ngarkon për disa vepra penale.
NEXHAT AQIFI
