Maqedoni
Çeki, qeveria i thot jo presidentit për referendum
02.07.2016 18:43
Qeveria e Çekisë e ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit, Milos Zeman, për mbajen e referendumit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO...

Qeveria e Çekisë e ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit, Milos Zeman, për mbajen e referendumit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, pas votimit në Britani për largim nga BE-ja.
“Anëtarësimi në këto dy organizata është garantim i stabilitetit dhe sigurisë”, ka deklaruar mbrëmë zyra e kryeministrit çek, Bohuslav Sobotka.
Në deklaratë theksohet se “qeveria nuk po e shqyrton ndërmarrjen e asnjë hapi, që do të paraqiste pikëpyetje në anëtarësimin dhe orientimin afatgjatë të politikës s jashtme të Republikës së Çekisë” dhe shtohet se “rrjedhimisht nuk parashohet kurrfarë referendumi”.
