Botë
Britani, marshojnë mijëra proevropjan
02.07.2016 19:01
Mijëra proevropjan janë mbledhur përpara ndërtesës së Parlamentit në Londër duke krijuar një det njerëzor në ngjyrat e BE-së, blu dhe të artë...

Lajtmotivi i tubimit të tyre ishte pikërisht kjo: mbështetja për bllokun europian.
“Marshimi për Europën” u organizua nëpërmjet mediave sociale. Pjesëmarrësit mbanin në duar parulla ku shkruhej “Bremain” dhe “Ne e duam BE-në”.
Protesta tërhoqi edhe kritika në mediat sociale. Disa përdorues në Twitter e cilësuan atë “patetike” dhe thjesht një shpërthim zemërimi të atyre që nuk fituan.
Britanikët votuan më 23 qershor me 52% të votave kundrejt 48% për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Europian.
