Botë
Zrenjanin, vriten 5 persona plagosen 20 të tjerë
02.07.2016 21:13
Pesë të vdekur dhe 20 të plagosur, është bilanci i një sulmi me armpë zjarri në një kafene në një fshat afër qytetit Zrenjanin në Serbi...

Policia serbe tha se personi me armë automatike ka hyrë në kafene në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka hapur zjarr kundër të pranishmëve që gjendeshin në lokal. I dyshuari është arrestuar.
Në njoftimin e policisë, ku personi i arrestuar është identifikuar vetëm me inicialet Z.S., thuhet se ai së pari e ka vrarë bashkëshorten e tij dhe një grua tjetër, e pastaj ka shtënë pa kontroll në njerëzit e tjerë në kafene.
Derisa policia ende po zhvillon hetime për këtë rast, mediat serbe kanë njoftuar se duket që problemet martesore kanë qenë shkas për incidentin.
Policia tha se shtatë prej të plagosurve, në mesin e tyre tre të mitur, janë në “gjendje shumë serioze” shëndetësore.
