Botë

Autobusi del nga autostrada në Kinë, së paku 26 të vdekur

02.07.2016 22:03

Së paku 26 veta kanë humbur jetën në aksidentin e komunikaiconit në Kinë...

Së paku 26 veta kanë humbur jetën në aksidentin e komunikaiconit në Kinë, kur autobusi për shkak të gomës së shpuar ka dalë nga autostrada në humnerë, informuan sot autoritetet lokale.
 
Autobusi, ku gjendeshin 30 persona, ka përjetuar aksidentin mbrëmë vonë, ndërsa katër persona sot në mëngjes janë gjetur të gjallë, trasnmetuan mediat amerikane.
 
Aksidentin e kanë mbijetuar kontrollori i biletave, shoferi i dytë dhe dy udhëtarë, theksojnë mediat lokale./mia