Maqedoni
Komunikacioni me intesitet të rritur jashtë mjediseve urbane
03.07.2016 15:16
Intesiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, informon Llidhja Auto-Moto e Maqeodnisë...

Intesiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, informon Llidhja Auto-Moto e Maqeodnisë (LAMM) në njoftimin e mesditës për gjendjen e rrugëve.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur.
Për shkak të temperaturave të larta, rekomandojmë udhëtim në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë orëve të mbrëmjes. Bëni pushime të shpeshta dhe konsumoni shumë pije joalkoolike./mia
