Botë

ISIS kryen dy sulme në Bagdad, mbi 80 të vrarë dhe rrth 200 të plagosur

03.07.2016 15:42

Në dy shpërthime në një zonë tregtare të Bagdadatit të Irakut kanë humbur jetën të paktën 83 persona dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur...

Grupi i Shtetit Islamik ISIS, ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmet, nëpërmjet një njoftimi në internet.

Sulmi i parë, që ndodhi mesnatën e së shtunës, u krye nga një kamikaz që hodhi veten dhe makinën e ngarkuar me eksploziv në zonën e Karadës, pranë një restoranti dhe një qendre tregtare.

Në momentin e shpërthimit zona ishte e mbushur plot me njerëz, që po darkonin jashtë pas perëndimit, si pjesë e riteve të muajit të Ramazanit.

Bomba e dytë shpërtheu në një zonë me banorë kryesisht shiitë në Veri të kryeqytetit Bagdad.

Sulmet vijnë vetëm një javë pasi forcat e sigurisë irakiane rimorën kontrollin e qytetit të Falluxhës nga duart e Shtetit Islamik.

Por ISIS vazhdon të kontrollojë zona të mëdha në Veri dhe Perëndim të Irakut, përfshirë Mosulin, qyteti i dytë më i madh në vend.

Zyrtarët Irakjan dhe mediat e kenë krahasuar sulmin në Bagdad me atë të modelit të sulmeve të fundit në Stamboll.

GYLTENE SINANI