Botë

Vdes ish-kryeministri i Francës Mishel Rokar

03.07.2016 15:51

Ish-kryeministri francez, Mishel Rokar ka vdekur mbrëmë, kumtoi djali i tij Fransoa...

Ai theksoi se ati i tij ka vdekur në moshën 85 vjeçare në spitalin parisien.
 
Mishel Rokar, ka shërbyer si kryeministër i Francës në vitet 1988 deri më 1991 nën udhëheqjen e presidentit Fransoa Miteran.
 
Ai është shquar për avokimin e tij për Bashkimin Evropian, shtytjen e politikave të majta që njëkohësisht kanë përkrahur ekonominë e tregut.
 
Zyra e presidentit Fransoa Olland ka deklaruar që "Franca ka humbur një figurë madhështore të republikës dhe të së majtës njëkohësisht"./mia