Botë

SHI e mori përgjegjësinë për dy sulmet në Bagdad ku humbën jetën 80 persona

03.07.2016 16:00

Luftëtarë të grupit terrorist "Shteti Islamik" e morën përgjegjësinë për dy sulmet në zonat tregtare të Bagdadit...

Luftëtarë të grupit terrorist "Shteti Islamik" e morën përgjegjësinë për dy sulmet në zonat tregtare të Bagdadit, kumtoi TV kanali arab "Al Xhezira", transmeton TASS.
 
Sipas informacioneve, numri i viktimave nga të dy shpërthimet është rritur në 80, ndërsa gjatë shpërthimit në lagjen Karada ka mbi 100 persona të lënduar.
 
Sulmet janë kryer dje, në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur rrugët pas perëndimit të diellit janë përplot me të rinj dhe familje./mia