Botë

Në përplasjen zhinxhirore në Uganda 17 viktima dhe 12 të lënduar

03.07.2016 16:17

Së paku 17 veta kanë humbur jetën dje, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar në përplasjen zhinxhirore në autostradën në Uganda, kumtuan autoritetet lokale...

Pesë automjete, duke përfshirë edhe dy minibusë, morën pjesë në aksident, rreth 50 kilometra larg kryeqendrës Kampala, kumtoi zëdhënësja e policisë Poli Namaje.
 
"Aksidenti ka ndodhur derisa një automjet privat ka tentuar ta tejkalojë një automjet tjetër në një kthesë të ashpër", theksoi Namaje./mia