Botë

Florida: Pesë të vdekur dhe 25 të lënduar në një aksident rrugor

03.07.2016 16:25

Pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar në përplasjen e autobusit dhe një traktori në Florida...

Pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar në përplasjen e autobusit dhe një traktori në Florida, ku të dy automjetet i kaploi zjarri, kumtuan autoritetet lokale.
 
Autobusi nga Xhorxhia dje ka transportuar 34 persona, të punësuar në një fermë, kur është përplasur në traktor.
 
Sherifi i qarkut Çarli Kril deklaroi se njerëzit e tij kanë hasur një pamje dhe kaos të tmerrshëm në vendin e aksidentit dhe se kanë mundur nga autobusi në flakë t'i largojnë të mbijetuarit./mia