Botë

Në reshjet e rrëmbyeshme në Kinë jetën e kanë humbur 50 persona

03.07.2016 16:33

Në reshjet treditore në Kinën jugore jetën e kanë humbur së paku 50 veta, ndërsa 12 janë shpallur të zhdukur, kumtuan autoritetet lokale, transmeton BTA....

Reparti për vepra qytetare në provincën qendrore Hubei kumtoi se reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë marrë jetat e 27 personave nga dita e enjte e deri më sot. Dymbëdhjetë persona janë shpallur të zhdukur, ndërsa rreth 400.000 njerëz në provincë janë evakuuar ose u nevojitet ndihmë.
 
Në provincën malore Guejçzhou në pjesën jugperëndimore të Kinës është konfirmuar vdekja e 23 personave, të cilët kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut të premten.
 
Stuhi, të shoqëruar me reshje të shiut, janë paraqitje normale vjetore në Kinën jugore, por kësaj here sezoni i reshjeve ishte me lagështi jashtëzakonisht të madhe, vërejnë mediat. Zyra, e cila ndjek përmbytjet e lumit Jangcen, u urdhëroi autoriteteve lokale të përgatiten për përmbytje të rënda./mia