Maqedoni

6 të arrestuar për mashtrim të migrantëve nga Afganistani

30.03.2014 18:08

Policia ka arrestuar 6 persona të cilët përmes rrjetit ndërkombëtar një kohë të gjatë kanë mashtruar migrant përmes kanalit Greqi - Maqedonisë.......

Policia ka arrestuar 6 persona të cilët përmes rrjetit ndërkombëtar një kohë të gjatë kanë mashtruar migrant përmes kanalit Greqi – Maqedoni me destinim në  shtetin e Serbisë. Sipas dokumentacioneve, organizator i grupit ka qenë 38 vjecari U.V nga Kavadari,  i cili së bashku me 26 vjeçarin R.M. nga Afganistani,  azilkërkues në Maqedoni me qëndrim në qendrën për azil në Shkup, ka mashtruar emigrant ilegal.

Grupi i kriminelëve është ndihmuar edhe nga nëpunësi në stacioni policor të Kavadarit, i punësuar në sektorin për kontroll në kufirin që kalohet përmes Bogorodicës, thekson ministrja Jankullovska.

“Duke e shpërdorur detyrën zyrtare, në mënyrë të organizuar dhe të sigurtë, ka mundësuar  mashtrimin e migrantëve nga Greqia per në Maqedoni. Për tejkalimin e migrantëve ka mbikqyr terrenin në kohë dhe orar të caktuar. Më pas në koordinim me grupin e kriminelëve, me motoçikletë kanë bartur emigrantët për në vendin e caktuar”, - shprehet ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska.

Sipas ministres Jankullovska, 9 emingrantët dje ishin vendosur në Gjevgjeli për të vazhduar rrugën më tutje vetëm për 150 euro për person. Por një gjë të tillë nuk e ka lejuar policia e Velesit, që sipas informacioneve të para, ndër emigrantët nga Afganistani kane qenë edhe tre fëmijë të moshës 10, 16 dhe 17 vjet. Të arrestuarit gjenden në paraburgim ndërkaq policia ka  vazhduar patrullën  edhe  në shtëpitë e grupit kriminelë.