Botë

Erdogan, Turqia do tu mundësojë shtetësi sirianëve

03.07.2016 16:50

Refugjatëve sirianë që jetojnë në Turqi do tu mundësohet të marrin shtetësi...

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. "Besoj se në mesin tuaj ka nga ata që dëshirojnë të bëhen nënshtetas të Turqisë.

Ministri e jonë e Brendshme ka hedhur disa hapa në lidhje me këtë çështje. Me një zyrë që ministria ka hapur për të ndjekur këtë do të ofrojmë për vëllezërit tanë mundësinë e nënshtetësisë duke iu ofruar atyre këtë ndihmë dhe këtë mbështetje", ka thënë Erdogan duke folur në provincën jugore turke Kilis, e cila kufizohet me Sirinë dhe ka mbi 120.000 refugjatë sirianë.

Erdogan ka folur me tone të ashpra për presidentin sirian Bashar Al Asad duke e quajtur Tirani në krye të Sirisë që ka shkaktuar vdekjen e 600 mijë sirianëve.

Një njeri i tillë që vret qytetarët e tij me bomba fuçi, armë konvencinale, me tanke e topa është një terrorist më shumë se një terrorist është shprehur Erdogan duke aluduar në presidentin aktual sirian Asad.

Pothujase 2,7 milionë sirianë si pasojë e luftës disa vjeçare në Siri janë strehuar në Turqi, ndërsa miljona të tjerë në vendet tjera të botës, kryesisht në Gjermani dhe vendet tjera evropjane.

GYLTENE SINANI