Botë

Në përmbytjet në veri të Pakistanit jetëne kanë humbur 43 veta

03.07.2016 17:37

Në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet monsume në Pakistan jetën e kanë humbur 43 veta, kumtuan autoritetet lokale...

Pjesa më e madhe e viktimave janë nga fshati në kufi me Afganistanin. reshjet që filluan dje, më së shumti e goditën provincën veriore kufitare.
 
Në fshatin Ursun, në rajonin Shitral, nga stuhija është shkatërruar një xhami dhe dhjetëra shtëpi, si dhe kazerma ushtarake. Gjithsej 41 veta kanë humbur jetën, prej të cilëve tetë ushtarë. 
 
Në vijim është operacioni i shpëtimit i udhëhequr nga armata, e cila përdor helikopter për shpëtimin e njerëzve të bllokuar nga uji.
 
Në prill të këtij viti, nga reshjet dhe përmbytjet në Pakistan jetën e humbën 127 veta./mia