Maqedoni

Sezoni i verës erdhi, Loku: Kopshtet e fëmijëve punojnë normalisht

03.07.2016 17:45

Gjatë sezonit të verës pushimet i shfrytëzojnë edhe edukatoret e kopshteve...

Prindërit ankohen se gjatë kësaj periudhe në disa kopshte, edukatoret iu preferojnë të mos I dërgojnë fëmijët gjatë verës por ti mbajnë në shtëpi.
 
Gjithsesi nga kopshti Fidani në Shkup, thonë se edhe përkundër pushimeve verore, asnjë fëmijë nuk mbetet pa përkujdesje dhe kopshtet punojnë normalisht , por të organizuara në dy tre grupe me më shumë fëmijë.
 
Ndodh edhe që një edukatore kujdeset vetëm për një fëmijë, por aktiviteti në kopësht nuk ndalet, thotë drejtoresha e kopshtit Fidani, Rabie Loku.
 
“Kopshti punon normalisht …ndodh që prej një grupi të mos ketë fëmijë ose vetëm një të vjen në kopsht. Ne cdoherë i informojmë prindërit gjatë pranimit se sot është numri i vogël dhe ai prind që ka mundësi të gjindet dhe nuk e lejon të mbetet vetëm një fëmijë në grupin e tij. Por kemi edhe raste kur nuk mund të gjindet dhe fëmija  mbetet vet në kopsht, ne patjetër e kemi të përkujdesemi edhe për nje fëmijë. Na  ka ndodhur që kemi qëndruar deri në orët e vona, por puna është punë  dhe patjetër duhet t’i përmbahemi orarit të punës”, shprehet Rabie Loku drejtoreshe e kopshtit Fidani.
 
Sipas saj gjithsesi në temperaturat e nxehta të verës, ndryshon orari i aktiviteteve për fëmijët që mbeten atje. Në kopshte shkurtohet orari I ndenjtjes jashtë në temperaturat e nxehta. 
 
“Sezoni i verës ëshë shumë i nxehtë, kështu  që e kemi një kohë të caktuar derisa fëmijët mund të rrijnë jashte objektit, jshtë në natyrë, deri në ora 10 e 30 eventualisht 11 nësë e shohim kohën që është më e freskët , fëmijët rrijnë jashtë në oborr duke realizuar aktivitete të ndryshme, lojra pa kufi”, shprehet Rabie Loku drejtoreshe e kopshtit Fidani.
 
Tashmë nëpër kopshte ka filluar  regjistrimi i fëmijëve nga 9 muaj deri në 5 vjec. Regjistrimi do të zgjasë deri më 15 gusht. Me 1 shtator kopshtet fillojnë realizimin e programit të ri edukativ. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI