Kociançiq: Shkas për shkurtimin e mjeteve, ambienti politik dhe mosrealizimi i reformave
Ambienti i përkeqësuar politik është njëra ndër arsyet përse Qeveria dhe administrata nuk kanë qenë në gjendje...

Ambienti i përkeqësuar politik është njëra ndër arsyet përse Qeveria dhe administrata nuk kanë qenë në gjendje ose nuk kanë pasur vullnet ti përmbushin obligimet për reformë ose të shfaqin gatishmëri për ti planifikuar reformat e nevojshme dhe ti realizojnë fondet e BE, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç për agjencinë Meta, në pyetjen përse Komisioni Evropian, Maqedonisë ia shkurtoi 27 milionë euro nga IPA fondet.
Madje sipas sajë shkurtimi i ndihmës financiare do të jetë edhe më i madh se 27 milionë euro.
„Disa vitet e fundit, e sidomos vitin e kaluar, Komisioni Evropian disa herë e ka sqaruar brengën deri te organet përgjegjëse lidhur me mungesën e gatishmërisë dhe pjekurisë në planifikimin e sektorëve kyç, si dhe mungesën e përkushtimit politik për realizimin e reformave sektoriale dhe të përgjithshme. Si rezultat i kësaj, Komisioni ishte i detyruar ta zvogëlojë ndihmën financiare të BE për vitin 2016, si dhe të vendos të mos vazhdojë edhe me një projekt tjetër“, ka deklaruar Kocijançiç.
Ajo po ashtu konsideron se shteti duhet të përqendrohet në masa të cilat do të sigurojnë qëndrueshmëri të investimeve të mëdha në infrastructure, pasi ka shumë mangësi në sektorin e transportit të cilët kanë penguar planifikimin dhe koordinimin e duhur në atë sektor, ka Kocijançiq.
Deklarata e zëdhënëses së Komisionit evropjan pason atë të qevrerisë së Maqedonisë se nuk bëhet fjalë për sanksione por për zvoglim të mjeteve të programuara të IPA fondeve. Sipas Qeverisë vendimi ka dy aspekte, të brendëshëm dhe të jashtëm.
"I brendshmi ka të bëjë me faktin se më shumë se njëvit qarkullonte mbajtja e zgjedhjeve. Në atë periudhë institucionet ishin politikisht të hendikepuara nëpërmjet mekanizmave bllokuese në dysa ministry kyçe, përfshie dhe minsitrinë e financave. Partia më e madhe opozitare pjesmarrjen e sajë në qeveri nuk e shfrytëzoi për rritjen e besimit në procesin zgjedhor siç ishte paraparë në marrveshje. Krejtësisht e kundërta, u përqëndruan në bllokimin e institucioneve”, thekson Qeveria.
Derisa aspekti i jashtëm sipas qeverisë së Maqedonisë ka të bëjë me përvojën e KE-së me proceset e mëparshme të zgjerimit ku masovikisht u financuan proekte infrastrukturore nëpëmjete fondeve qasëse dhe më pas edhe strukturore në vendet e reja anëtare. Efikasiteti në harxhimet e tilla ka shkaktuar alarme të shumta.
Si pasojë me instrumentet e reja për ndihmë qasëse janë paraparë më shum restriksione që e kufizojnë sasinë dhe sferat e ndarjes së fondeve evropjane, në përputhje me planifikimet rrjedhëse, harxhimet dhe prioritetet, theksojnë nga qeveria e Maqedonisë.
GYLTENE SINANI
