Maqedoni
LSDM, Brukseli ka adresuar përgjegjësinë te qeveria
03.07.2016 18:07
Brukseli ka adresuar qartë përgjegjësinë për shkurtimin e ndihmës nga IPA fondet...

Brukseli ka adresuar qartë përgjegjësinë për shkurtimin e ndihmës nga IPA fondet, duke ia bërë me dije qeverisë së është e paaftë për realizimin e reformave, deklarojnë nga LSDM.
Nga partia opozitare maqedonase gjithsesi e quajn lajm të keq njoftimin për shkurtim të mjeteve nga Komisioni Evropjan.
“Ky është një lajmi i keq për Maqedoninë dhe Komisioni Evropian saktë e ka locuar fajtorin. Përgjegjësinë e ka locuar tek paaftësia dhe mungesa e kapaciteteve të qeverisë për të zbatuar reformat e nevojshme që i kërkon KE-ja, përmes raporteve ndërkombëtare gjatë skenimit të situatës në Maqedoni”, shprehet deputeti i LSDM-së, Lubço Nikollovski.
Ndërsa nga ministria e Financave kanë vlerësuar se çdo shkurtim apo mosshfrytëzim i fondeve IPA humb Maqedonia dhe qytetarët e saj.
SHPËTIM NUREDINI
