Maqedoni

Qytetarët, ankesa për stërzgjatjen e punimeve; Komuna e Tetovës, punimet në rrugën 172 në përfundim e sipër

03.07.2016 18:21

Edhe pse me disa muaj me vonesë , organet komunale thonë se punimeve në rrugën 172...

Edhe pse me disa muaj me vonesë , organet komunale thonë se punimeve në rrugën 172 po u vjen fundi dhe pritet që javën që vjen të lëshohet në funksion.
 
Nga ana tjetër banorët shprehen të pakënaqur nga vonesa, sepse për pasoj të kësaj ata për muaj të tërë kanë thithur pluhurin dhe kanë qarkulluar nëpër këtë rrugë për plotë baltë dhe gropa.
 
“Mund të them se duhet të rregullohet sa më shpejtë,për popullatën që jetojnë këtu se vërtet janë keq. Shikoni pluhuri i ka mbuluar gjithë shtëpitë ,ankohen ato se gjithë pluhuri futet nëpër shtëpi,  mendoj se kjo rrugë të rregullohet sa më shpejt.
 
Pengon shumë na ka sëmurë gjithë fëmijët, dhe duhet sa më shpejtë të përfundoj , është bërë shumë vonesë jo pakë se një vit vonesë është.
 
Edhe ato kanë probleme të veta , pengon çdo kujt i pengon dhe ky problem duhet të zgjidhet. Pengon çdo njërit pluhuri  por ç’të bëjmë.
 
U bë një vit e tepërt , shpresoj të bëhet por nuk besoj, Bajrami ka edhe disa ditë shpresoj të bëhet, se koha shumë e shkurtër është.Për gjithë njerëzit që qarkullojnë në këtë rrugë do të ishte më shkurtër, pluhuri nuk do kishte të bëhet më shpejt do ishte mirë”, shprehen banoret.
 
Nga ana tjetër organet komunale kanë kërkuar mirëkuptim, nga banorët, të cilëve një kohësishtë ju kanë premtuar se kjo rrugë brenda javës do të përfundoj.
 
“Rruga 172 është një ndër investimet më kapitale në komunën e Tetovës , së bashku me rrugën e Manastirit, Brodec-Shipkovic dhe rrugën e Banjës . Atje zhvillohen punimet në planin e paraparë dinamikë në punimet e infrastrukturës. Deri më tani janë punuar, në tre rrafshe ku ka projekt të ndriçimit publik, projekt të kanalizimit fekale , dhe projekt të ujërave atmosferik dhe normalisht presim asfalltimi i rrugës. Mendojmë që parashikimet e Komunës së Tetovës, që gjatë festës së Bajramit të mundë rruga të kompletohet”, shprehet zëdhënësi i komunës së Tetovës, Armend Fazliu.
 
Në komunë e Tetovës që nga fillimi I pranverës është duke punuar në rregullimin dhe rikonstruktimin e disa rrugëve brenda në qytet dhe Malësin e Sharrit.
 
VISAR SADIKI