Maqedoni

Vrasja e Almirit, nesër në Kumanovë protesta për drejtësi

03.07.2016 18:25

Organizata joqeveritare “ZANI” ka paralajmëruar për nesër në ora 15 një marsh protestues në Kumanovë, të cilin e ka emërtuar si protestë për drejtësi...

Në njoftimin me shkrim të kësaj organizate të publikuar menjëher pas varrimit të djeshëm te Almirit thuhet se “Të hënën në orën 15 në Kumanovë do të mbahet marsh protestues për të shprehur revoltën ndaj aktit makabër të vrasjes se Almirit 4 vjeçar. Kjo protestë bëhet me qëllim që të ngrehet zëri kundër të gjithë atyre të cilët tentojnë të mbysin ardhmërinë tonë, gjë të cilën asnjëherë nuk do ta lejojmë. Kushdo që kryen një akt të tillë duhet të dënohet me dënimin maksimal”, theksojnë nga Organizata Joqeveritare “Zani”.

Nga kjo organizatë kanë bërë thirrje për marshim të qetë dhe në mënyre demokratike duke kërkaur që kësaj proteste të mos i jepet konotacion politik dhe të mos shfrytëzohet për provokime ndëretnike, port ë kërkohet denim Maksimal për vrasësin e Almirit.

Protesta do të nis nga shkolla e mesme Sami Frashëri dhe do të përfundojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen instituciuonet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor në Kumanovë.