Maqedoni
BDI ka qenë gjithmonë në aleancë me shqiptarët
30.03.2014 18:11
BDI ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet në aleancë me shqiptarët, pasi nuk është parti që kërkon të jetë pjesë e Qeverisë për të qenë një dekor i saj...

BDI ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet në aleancë me shqiptarët, pasi nuk është parti që kërkon të jetë pjesë e Qeverisë për të qenë një dekor i saj, siç zgjodhi të jetë në vitin 2006 - 2008 PDSH.
Kështu ka deklaruar në konferencë për mediat, anëtarja e kësaj partie, Shkodrane Dardhishta, e cila shtoi se Shqiptarët tash janë të njohftuar me platformën re BDI-së, e cila ka përgatitur 1081 projekte, të gjitha, në dobi të shqiptarëve.
Sot e themi pa hamendje dhe ball hapur se ne votën e shqiptarëve e kërkojmë për shqiptarët, ne kërkojmë votën e shqiptarëve për ta kthyer atë me punë, me projekete që ndohmojnë zhvillimin, përparimin dhe mirëqënien e tyre. Ndryshe nga PDSH ne nuk kërkojmë nga Gruevski për tu bërë pjesë e Qeverisë së tij. Ne kërkojmë të fitojmë sa më shumë deputet për ti treguar qartë ç’dokujt që ka pak dyshim se me shqiptarët nuk mund të manipulojë askush. Ndaj pyesim me të drejtën PDSH-në, çfarë i ka ofruar elektoratit, veç premtimit se pas takmit nëpër kafene me shërbimet sekrete, do të jetë pjesë e Qeverisë. Shqiptarët marrin me mend, megjithatë, por nuk kanë ende një përgjigje të saktë për dilemën, përse thaçi e ndryshoi qëndrimin për zgjehdjet presidenciale pas takimit me Mijallkovin?, shprehet Shkodrane Dardhishta.
Shkodrane Dardhishta ka shtuar se, shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin mes BDI-së dhe PDSH-së dhe atë do ta dëshmojnë më 27 prill, por edhe më 13 prill kur do të injorojnë kandidimin e PDSH-së në zgjedhjet presidenciale, për të cilin, sipas Dardhishtës, PDSH nuk ua tha kurrë arsyen e vërtetë. (Mefail Ismaili, TVM2)
