Sëmundjen e lëkurës te kafshët, LSDM: AUV po fsheh gjendjen reale; minsitria e bujqësisë demanton LSDM-në
LSDM-ja opozitare, e ka akuzuar Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari për mungesën e organizimit me ballafaqimin me "sëmundjen e lëkurës" te kafshët...

Ljupço Nikolovski, nga LSDM ka thënë se Agjenia i fsheh informatat për këtë gjendjen nga institucionet ndërkombëtare.
Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari tha Nikollovski, para dy muajve për herë të fundit në Organizatën Botërore për Mbrojtje Shëndetësore të Kafshëve ka dërguar raport për gjendjen me sëmundjen.
Sipas Nikollovskit, në raportet e dërguara nuk janë theksuar të gjitha rajonet në vend ku është konfirmuar sëmundja, ndërsa institucioni ndërkombëtar nuk ka marrë informata për disa rajone siç është Makedonska Kamenica dhe Kratova. Por Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i përgënjeshtron pohimet e Nikollovskit.
"LSDM-ja dhe Ljupço Nikollovski vazhdojnë ta manipulojnë dhe ta shqetësojnë opinionin në tentim për të marrë pika të imta politike duke e shfrytëzuar brengën me të cilën ballafaqohen blegtorët, pa asnjë brengosje ndaj tyre, shkruan në përgënjeshtrim. Ministria dhe Agjencia në kohë i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë mundur, siç theksojnë, në kohë ta pengojnë përhapjen e sëmundjes dhe të intervenojnë, gjë që është fakt i mjaftueshëm se Institucionet e Maqedonisë funksionojnë në mënyrë profesionale dhe në favor të blegtorëve, thuhet në përgënjeshtrimin e ministries.
