Bari profesion deficitar që e zvogëloi fondin e bagëtisë
"Mëso që të mos jesh bari" kjo maksimë që ende bartet nëpër gjenerata në Maqedoni është një nga arsyet për zvogëlimin e fondit të bagëtisë....

Sipas blegtorëve, edhe pse paga është 400 deri në 500 euro, ndërsa shteti i siguron subvencione plotësuese, askush nuk dëshiron të bëhet bari.
Interesim për këtë punë, posaçërisht tek të rinjtë, pothuajse nuk ekziston. Në qoftë se dikush fillon që të jetë bari ose blegtor, do të punojë për një kohë dhe pastaj largohet. I lë anash, vetë të kujdesen rreth bagëtisë.
Ekspertët, madje, paralajmërojnë se deficiti i barinjve dhe lopçarëve jo vetëm që kontribuon për ulje të fondit të bagëtisë, por edhe në mënyrë indirekte e rrezikon edhe prodhimtarisë së ushqimit tradicional.
"Kjo gjendje zgjat një kohë më të gjatë dhe i kanoset ta shkatërrojë kultivimin tradicional të kafshëve. Blegtorët mendojnë t'i zbresin delet nga malet dhe të orientohen në ruajtje nëpër stalla. Kjo në shumë raste do të thotë edhe fund i traditave për përgatitje të djathit të bardhë nëpër stane, vdekje e recetave të vjetra dhe mbyllje të shumë bizneseve të cilët ekzistojnë në këtë veprimtari", thotë Ivica Sofronievski nga Brodeci, Gostivar, i cili është arkitekt, por punon edhe në fermën familjare me 2.500 dele.
Ndihmojnë edhe vëllezërti e tij, por viteve të fundit kanë problem që të angazhojnë persona për ruajtjen e deleve. (mia.mk)
