Samiti i BE-së, Ballkani në Paris
Pas Vjenës në vitin 2014 dhe Berlinit në vitin 2015, sot në Paris hapet Samiti i tretë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit.....

Nisma për këtë Samit buroi nga Gjermania, me qëllim që Bashkimi Evropian të ketë mundësi që në mënyrë sa më efikase t’ju japë mbështetje vendeve të Ballkanit, kandidate për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian, në përpjekjet gjatë realizimit të reformave të nevojshme edhe atë përmes iniciativave konkrete.
Emigracioni, çështjet e sigurisë – përfshirë këtu luftën kundër ekstremizmit, - punësimi, rritja ekonomike dhe bashkëpunimi mes të rinjve, do të jenë çështjet që do të diskutohen në Samitin e Parisit, i cili vjen në kuadër të “Procesit të Berlinit”, një nismë e ndërmarrë tre vite më parë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastijan Kurc, thotë se nga konferenca në Paris pret që Maqedonisë t’i jepet mirënjohje për mbrojtje të kufirit me Greqinë dhe të ripërtërihen garancitë për eurointegrimet e Maqedonisë. Austria është një nga mbështetëset më të mëdha të Procesit të Berlinit për Ballkanin, të cilin kancelarja gjermane, Angela Merkel, e filloi në vitin 2014. Austria e organizoi takimin e dytë të liderëve ballkanik dhe evropianë në Vjenë, në të cilin vazhduan bisedimet për përmirësimin e infrastrukturës ballkanike me ndihmën e BE-së dhe për tejkalimin e çështjeve politike bilaterale.
Në Paris sot fillon konferenca e tretë nga ky proces. Në të marrin pjesë shefa shtetesh dhe qeverish, si dhe ministra të Punëve të Jashtme dhe ministra të Ekonomisë.
Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, para fillimit të Samitit porositi se ky është një shans i mirë për bashkëpunim dhe promovimin e një ardhmërie të qetë dhe përparimtare për këtë rajon, për nxitjen e reformave të cilat do të sigurojnë dinamikën e duhur në procesin e zgjerimit, i cili duhet bazuar në cilësi.
