Administrata e rektorit do të debatojë prë zgjedhjen e liderit studentor

04.07.2016 09:38

Administrata e rektorit të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup...

Administrata e rektorit të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup sot në seancë të jashtëzakonshme do të debatojë për ngjarjet rreth zgjedhjes së liderit të ri studentor.

Rektori në largim Velimir Stojkovski të premten u shprehu i shqetësuar dhe kërkoi nga Parlamenti studentor sqarim të detajuar për të gjitha rrethanat dhe ndodhitë lidhur me zgjedhjet studentore.

"Jam shumë i shqetësuar nga informacionet të cilat u publikuan në media për ngjarjet me zgjedhjet studentore, të cilat ishin nën çdo dinjitet, si dhe përdorimi i forcave policore me automjete të blinduara në zgjedhjet akademike studentore. Për shkak të kësaj, apeloj deri te të gjithë studentët, anëtarët e PSUCM, anëtarët e Plenumit studentor, anëtarët e iniciativave studentore dhe format tjera të organizimit të studentëve, për qëndrueshmëri nga çfarë do aktivitetesh të cilat në mënyrë shtesë do ta komplikonin situatën, që do të mund të sjell deri në pasoja serioze nga shumë aspekte", thotë Stojkovski në kumtesën e dërguar deri te opinioni.

Me këtë rast përkujtohet edhe se Senati universitar në seancën konstruktive të mbajtur më 27 qershor ka formuar komision për ndryshim të Statutit të USHCM­së në pjesën e cila ka të bëjë me organizimin studentor. (mia.mk)