Millisët dhe prodhuesit në takim në MBPEU

04.07.2016 09:47

Prodhuesit e grurit dhe mullisët sot duhet të kenë takim të përbashkët në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave....

Në takim, siç paralajmëroi ministri Mihail Cvetkov, do të bisedohet për çështjet aktuale rreth blerjes.

Në fokus do të jetë çmimi i rekoltës së sivjetshme, për të cilën millisët ofrojnë më së shumti tetë denarë, ndërsa bujqit kërkojnë 11.

Sipas ministrit Cvetkov, çmimin e definon tregu, por shteti do t'u ndihmojë prodhuesve me dy masa intervente: 80 për qind mbështetje për ruajtjen e grurit në Prilep dhe në Veles, si dhe subvencione shtesë nga dy denarë për kilogram ose 6.000 denarë për hektar. (mia.mk)